Greqia nisi të mërkurën stërvitjen e përbashkët ushtarake me francën, italinë dhe qipron në mesdheun lindor, në fokus të tensioneve në përshkallëzim e sipër mes athinës dhe ankarasë. Stërvitja e përbashkët në jug të qipros dhe ishullut grek të Kretës do të zgjasë tre ditë. Por presidenti turk, recep tayip erdogan, nuk ka vonuar të reagojë. Ai i kërkoi greqisë të evitojë hapat që do ta conin drejt rrënimit.