Greqia nisi sezonin e saj turistik të premten me qeverinë dhe operatorët turistikë që shpresojnë të shfrytëzojnë diellin, rërën dhe detin për të kthyer turistët në vend pas sezonit të mjerueshëm të vitit të kaluar. Ne po ngremë spirancën – tha ministri i turizmit Hari Theoharis ndërsa lancoi hapjen e sezonit të enjten në mbrëmje nga tempulli antik grek i Poseidonit në kepin Sounion, afër Athinës.