Këtë të martë ka hyrë në fuqi modeli i ri i shërbimit ushtarak në Greqi. Reforma është pjesë e planit “Agjenda 2030” dhe synon përshtatjen e Forcave të Armatosura me kërkesat e reja të sigurisë dhe zhvillimet teknologjike. Sipas modelit të ri , trajnimi bazë zgjat 10 javë dhe zhvillohet në forcat e këmbësorisë, me theks në stërvitjen praktike. Programi përfshin më shumë qitje ditën dhe natën, ushtrime taktike në terren, marshime dhe trajnim në aftësi të reja, si ndihma e parë, mbrojtja nga zjarri dhe përdorimi i sistemeve me dronë.