Greqia ka emëruar të premten një të dërguar të posacëm për Ballkanin Perëndimor duke iu bashkuar kështu vendeve si SHBA apo Britania e Madhe. Vendi fqinj thotë se ka emëruar një të Dërguar Special për rajonin, si pjesë e përpjekjes për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Emërimi vjen ndërkohë që Kryeministri grek Qiriako Mitsotakis e ka bërë të qartë së synon që influenca greke të rikthehet përsëri në rajon, duke çuar përpara edhe flamurin e integrimit.