Kufiri shqiptar me Greqinë do të ketë vonesa të martën, datë 7 mars, për shkak se autoritetet e vendit fqinj do të kryejnë një përditësim të sistemit të kontrollit online të pasaportave dhe kartave të identitetit. Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi se nga ora 10.00 deri në orën 18.00, do të jetë jashtë funksionit sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave ID.