Greqia nuk do të marrë pjesë në operacione ushtarake në Gjirin Persik dhe në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme, kështu ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Athina gjatë konferencës së Bloomberg për energjinë. “Përgjigjja e thjeshtë është: jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion rreth teatrit të operacioneve që janë aktualisht në zhvillim. Dhe dyshoj nëse në këtë moment ekziston një gatishmëri e madhe evropiane për një mision të tillë.”, tha Mitsotakis ndërsa sqaroi se Athina mbështet operacionin evropian për mbrojtjen e lundrimit në Detin e Kuq, por nuk do të përfshihet në veprime të tjera pa një qëndrim të qartë të Bashkimit Europian. Ai theksoi gjithashtu se prioriteti është stabiliteti dhe shmangia e përshkallëzimit.