Qeveria greke së shpejti do t'i bëjë një kërkesë Uashingtonit për të blerë njëzet avionë luftarakë F-35 pak pasi administrata e presidentit Joe Biden dha mbështetje për një shitjen e avionëve F-16 në Turqi. Mediat greke raportojnë Athina do të kërkojë blerjen e njëzet avionëve F-35 dhe vendosjen e njëzet të tjerëve për të garantuar sigurinë e Greqisë. Pas një sërë përplasjesh me Turqinë për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore, Greqia ka ngritur alarmin të premten se vendi që merr i pari avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun. Lëvizja vjen pasi Kryeministri grek Qiriakos Mitsotakis shkoi në Uashington të hënën për të vulosur marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë F-35, por SHBA duket se nuk ka marrë ende një vendim.