Greqia ka zbutur qëndrimet ndaj Shqipërisë për Fredi Belerin pas njohjes me provat që ka drejtësia shqiptare kundër fituesit të zgjedhjeve vendore në Himarë me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Në një intervistë për mediat greke, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias tha se jo gjithçka që dihet në lidhje me dosjen ndaj Belerit është thënë publikisht, duke nënkuptuar këtu provat përmes të cilave drejtësia shqiptare e la në arrest me burg.