Kryeministri grek Qiriako Mitsotaqis ka thirrur të hënën një takim urgjent të komisionit të energjisë ku ka diskutuar të gjithë skenarët për pasojat e një lufte ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Mitsotakis kërkoi të informohet për skenarët e krizës dhe pasojat që do të ketë përshkallëzimi i tensioneve për Athinën, pasi gazi rus mbulon 40% deri në 45% të nevojave vjetore të Greqisë. Sipas gazetës greke Protothema, ai ka kërkuar gjetjen e zgjidhjeve për të mbushur boshllëqet në mënyrë që të plotësohen nga burime të tjera energjie, si TAP.