Greqia është e gatshme të sigurojë anije për të ndihmuar në eksportin e grurit nga portet ukrainase qw gjenden nën bllokadën ruse. Lajmi bëhet me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë fjalës së tij në ditën e tretë të Samitit të NATO-s në Madrid Stoltenberg tha se ka folur më zyrtarë të lartë të politikës greke, të cilët janë shprehur të gatshëm për të siguruar anijet për eksportin e grurit.