Greqia ka qenë një nga vendet më të izoluara gjatë periudhës së pandemisë, ku përhapja me shpejtësi e koronavirusit shënoi shifra rekord infektimesh, por edhe viktimash. Mirëpo, duke qenë se situata epidemiologjike po përmirësohet nga dita në ditë, Greqia ka vendosur që të hapë dyert për turistët e huaj. Edhe pse sezoni nuk është hapur akoma, turistë të shumtë janë drejtuar drejt Greqisë, e sidomos në Athinë, ku nga sa bëhet me dije hotelet janë thuajse të gjitha të rezervuara.