Greqia ka njoftuar për një blerje domethënëse armësh ndërkohë që tensionet me Turqinë fqinje po rriten. Pjesë e marrëveshjes së re janë 18 avionë luftarakë francezë, Rafale, katër fregata dhe katër helikopterë të marinës – tha kryeministri Qiriako Mitsotakis. Vendi po ashtu parashikon të rrisë edhe forcat e armatosura me 15 mijë ushtarë më shumë gjatë pesë viteve të ardhshëm. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë kanë arritur kulmet në lidhje me rezervat e gazit në Mesdheun Lindor. Turqia nisi anijet e kërkimit në zonë duke bërë që të thellohet përplasja me Greqinë për territorin.