Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis ka deklaruar para gazetarëve pas pjesëmarrjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Spanjë se është diskutuar edhe çëshjta e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Kryediplomati grek tha se mbajtja e tij ne qeli është e padrejtë, pengon betimin si kryetar bashkie dhe se ccështja është ngritur në të gjitha forumet e mundshme ndërkombëtare.