Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias i është ankuar përmes një letre Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me një incident mes rojes bregdetare greke dhe asaj turke, më 5 janar pranë ishullit të Farmakonisit. Sipas mediave greke, në letër, zoti Dendias shpegon se një patrullë e Rojës Bregdetare është përpjekur të identifikojë tre anije peshkimi turke që po peshkonin në ujërat territorial greke, kur u përballën me rojën bregdetare greke.