“Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por dhe rritja e karburantit”. Kështu është shprehur këtë të mërkurë kryeministri Kyriakos Mitsotakis duke njoftuar se do të ndërhyjë për të mbrojtur bizneset, familjet dhe fermerët nga kjo rritje e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar. Kryeministri, Mitsotakis, nënvizoi se për shkak të rrethanave ekstreme, që vijnë si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, duhen marrë masa të guximshme, radikale dhe të natyrës direkte për të shkëputur gjeopolitikën nga kriza energjetike.