Top News – Greqi, zgjerimi i ujërave detare/ Projektligji i parë që do miratojë parlamenti
04/01/2021 13:33

Me një lëvizje simbolike me shumë kuptime kërkon të fillojë vitin 2021 Athina zyrtare duke sjellë në parlament për të diskutuar dhe miratuar si projektligj të parë për këtë vit, atë të zgjerimit nga 6 deri në 12 milje të ujërave detare në detin Jon. Lajmin e publikon gazeta “To Vima” e cila duke ju referuar burimeve qeveritare thekson se projektligji në fjalë është një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj Ankarasë. Ajo që ende nuk është sqaruar është nëse me fillimin e punimeve të parlamentit në 11 janar, ky projektligj do të ratifikohet me procedurën urgjente. Hapi i parë për zgjerimin e ujërave detare në këtë zonë është bërë një javë më parë kur është publikuar në fletoren zyrtare të qeverise hyrja në fuqi e dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë në këto gjire në rajonin e Detit Jon, të ishujve veriore të tij e deri në Kepin Tainaro në Peloponez. Në këtë dekret bëhen të qarta koordinatat gjeografike për mbylljen e 39 gjireve dhe limaneve të vogla në Greqinë Perëndimore dhe në shtatë ishujt e mëdhenj të Jonit , në përputhje me nenin 10 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS), dmth gjiret e hapura deri në 24 milje detare. Siç thekson gazeta tjetër “Ta Nea”, këto janë të ashtuquajturat “gjire juridike”, me shembuj tipikë Gjirin e Korfuzit, Gjiri Amvrakikos dhe Gjiri Mesiniakos . Për më tepër, është zbatuar parimi i vijës së drejtë edhe tek 10 pika në përputhje me nenin 7 të UNCLOS që sqaron se ky parim mund të zbatohet edhe në ato zona ku vija bregdetare është e paqëndrueshme me thyerje të relievit të saj apo ka ishuj pranë saj. Zgjerimi i zonës bregdetare në Detin Jon cilësohet si një hap i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetëm disa muaj pasi Athina ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Romën dhe Kajron. Gjithashtu ky zhvillim i hap rrugën dy vendeve të procedojnë siç kanë rënë dakord me apelim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, hap që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve në Shqipëri, me fillimin e konsultimeve për hartimin e marrëveshjes kornizë që do i paraqitet kësaj gjykate.

Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
Top News- U shkëput nga prindërit/ 5-vjeçarja në gjendje kritike, në pranga babai shqiptar
09/02 14:46
Top News- Kodi ‘Gaforrja’ alarmon Greqinë/ Detaje nga arrestimi i kolonelit që spiunonte për Kinën
09/02 12:04
Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02 20:00
Top News – ‘Protestat në Serbi i nxit Shqipëria’. Vuçic gjen ‘fajtorin’ për tubimet kundër tij
06/02 10:03
Top Channel/ Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe SHBA: Duan të më rrëzojnë
05/02 22:58
Top News-Ministri shqiptar tradhton bashkëkombësit për Vuçiç: S’ka diskriminim në Luginë
05/02 21:24
Top News- Hoteli luksoz i Jared Kushner në Beograd/ Ministri serb përfundon në Gjykatë
04/02 16:45
Top News – 15 të vdekur, mbi 26 të plagosur. Roja bregdetare greke përplas skafin me emigrant
04/02 10:58
Top News – Kryeministri grek ‘kryqëzon’ ministrat: ‘Nuk ka imunitet dhe as punë të përjetshme’
02/02 17:18
Top News- ‘Shteti s’është i lidhur me drogën’/ Vuçiç mohon akuzat për ngarkesën e 5 tonëve hashash
02/02 11:23
Top Channel/ Rrugët e fshehta të marijuanës/ Media në Mal të Zi raporton itinerare të paligjshme
01/02 15:10
Top News-Mali i Zi ngre alarmin: Tonelata kanabisi futen përmes rrugëve tokësore e ujore nga Shkodra
01/02 14:52
Top News- Kapet drogë me vlerë 10 mln euro, trafikantëve u dështon plani në Serbi
29/01 22:40
DIGITALB DIGITALB