Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ekziston më për të duke akuzuar liderin grek se është përpjekur të bllokojë shitjen e avionëve ushtarakë F-16 për turqinë, gjatë një vizite të tij në SHBA. “Ne kishim rënë dakord të mos përfshinim vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Pavarësisht kësaj, javën e kaluar, Mitsotakis vizitoi SHBA dhe foli në Kongres, ku i paralajmëroi ata të mos na jepnin ne F-16at”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.