Policia greke ka kryer një kontroll blic në disa qeli të zonës “B” në burgun e Koridhalos duke gjetur një numër të madh mjetesh të ndaluara duke filluar nga shufrat e hekurit tek rakia. Mediat greke bëjnë me dije se në burgun ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë, u sekuestruan 110 litra raki të prodhuar në kushte artizanale, disa shufra hekuri, kuti çipsash për lojë pokeri, një shpatë si edhe materiale të tjerë të ndaluara, përfshi edhe disa televizorë.