Një 35-vjeçar ka therur me thikë nënën e tij dhe më pas ka plagosur edhe gjyshen në Greqi. Ngjarja tronditëse është regjistruar në Agrinio, teksa nuk dihen shkaqet e konfliktit në familje. Policia helene bën me dije se pas krimit autori i ngjarjes ka tentuar të arratiset, por më pas është arrestuar.