Autoritetet greke kanë ngritur pista të reja pas vrasjes së rëndë të të riut shqiptar, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar në pjesën e pasme të një automjeti në Greqi. Një prej tyre lidhet me mundësinë e një konflikti sentimental, pasi viktima nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme. Sipas burimeve hetimore, ai ishte kërcënuar më herët nga ish-partneri i vajzës me të cilën kishte lidhje.