Identifikohet shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore. Ai është Martin Rica. Sipas policisë, viktima punonte në zonë prej disa vitesh dhe njihej si person pa probleme. Viktima kishte plumba, në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur, si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.