Autoritetet Greke kanë gjetur të fshehura në një korridor të burgut të sigurisë së lartë të Korfuzit, dy pistoleta dhe 4 krehëra të mbushura, me fishekë në gojë, të gatshme për t'u përdorur. Sipas policisë greke,armët u gjetën mbas informacioneve të marra në rrugë operative. Në zonë u dërguan forca speciale të anti terrorit,të cilat mbas kërkimeve disa orëshe, gjetën armët e pajisura me silenciatorë.