Policia greke ka bërë një kontroll të befasishëm në qelitë e burgjeve të Domokos në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Aksioni është ekzekutuar nga oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve pas informacioneve që tregonin se në qelitë e të huajve kishte pajisje celulare dhe armë të improvizuara.