Ish i dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grenell, i cili ka publikuar disa foto në rrjetin social Tëitter dhe ka zbardhur bisedën. Grenell bën me dije se kanë diskutuar me Ramën për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu. Sipas Grenell akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët se janë manipuluar nga Jack Smith.