Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell duket se po përfshihet cdo ditë e më shumë në punët e brendshme të Prishtinës, duke u nxitur një sërë reagimesh në Prishtinë. Ai ka sulmuar sërish kryeministrin Albin Kurti thënë se qytetarët e Kosovës i kanë dërguar një mesazh të fuqishëm se është e papranueshme të refuzohet SHBA-ja. Duke u ndalur tek vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndalur zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe refuzimi i gazjellësit amerikan Grenell ka thënë se Kurti është i vetmi me këtë qendrim. Sipas ish-këshilltarit të Trump, edhe se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë SHBA-së se nuk është dakord me Kurtin sa i përket kësaj çështje.