Deklarata e një analisti politk serb se ish-dërguari për dialogun Kosovë-Serbi paguhej nga Beogradi, ka ngjallur një sërë reagimesh jo vetëm në rajon por edhe në Uashington. Edhe pse retendimet e Dushan Janjim se Richard Grenell mbron interesat e Serbisë duke u paguar 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb, janë hedhur poshtë vetë diplomati amerikan, ato duket se janë marrë seriozisht nga analistët në SHBA. Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serëer, ka reaguar i pari duke i bërë një kërkesë publike analistit politik në Serbi.