Pothuajse 1 në 5 grekë rrezikon të preket nga varfëria. Ky paralajmërim u dha nga Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT), në një raport të publikuar një ditë më parë. Gati 2 milionë nga 10.4 milionë qytetarë dhe mbi 740 mijë nga 4.05 milionë familje greke janë në rrezik të varfërisë, thuhet në raportin e ELSTAT të publikuar të hënën.