Në një zonë të dendur pyjore jashtë kryeqytetit të Danimarkës dhe me fytyrën e lyer me bojë, 20-vjeçarja Katrine, kontrollon horizontin për kërcënime që i afrohen. Pas gati katër muajsh stërvitje ushtarake, ushtarja e re dhe pjesa tjetër e njësisë së saj kaluan fillimin e qershorit në stërvitjet e tyre të fundit pranë kazermave të ushtrisë daneze në Hovelte, 25 kilometra në veri të Kopenhagenit.