Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur. Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018 kanë qenë rreth 3600 kërkesa për divorc dhe 54 për qind e kësaj janë kërkuar nga bashkëshortet. Ndërsa një vit më pas, në 2019 rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese.