Dy raste të rënda të dhunës në familje janë parandaluar në kohë falë reagimit të shpejtë të strukturave të Policisë së Shtetit. Ngjarjet kanë ndodhur në Kamëz dhe Korçë, ku dy shtetas janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë dhe kanosur bashkëshortet e tyre me armë zjarri dhe mjete prerëse.