Deputetet gra të Partisë Demokratike kërkoj nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të mos pranojë të dekretojë ligjin për barazinë gjinore. Në një letër dërguar Presidentit, gratë demokrate kërkon nga Presidenti të kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend, për mospërputhje me Kushtetutën, dhe për shkak se sipas tyre, cenon familjen tradicionale shqiptare. Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë.