Është rrëzuar propozimi i deputetit socialist Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë, për heqjen e TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual. Sipas ministrit të Ekonomisë Ervin Mete, një propozim i tillë duhet shqyrtuar në një moment të dytë. Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se duhet të merret një nismë më e madhe, duke përfshirë, mbështetjen e fëmijëve apo moshës së tretë.