Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës, ku pre e grabitësve ka qenë një pikë këmbimi valutor. Policia thotë se ka qenë një person I vetëm, I cili rreth orës 15:20 minuta ka hyrë në ambientet e pikës së këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një Kallashnikovi, I ka marrë paratë punonjësit dhe është larguar me shpejtësi.