Një 33-vjeçar I shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar ‘The Wanted’. Erjon Mera, u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, falë koordimimit me homologët italianë dhe pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën. Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armabajtje pa leje'', parashikuar nga Kodi Penal Italian. Policia njofton se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.