11 vjedhje të ndodhura në qarkun Tiranë dhe Durrës përgjatë muajit korrik, u kryen vetëm nga një nga person, i cili pasi u identifikua nga policia u vendos në pranga nga shërbimet e komisariatit të Durrës. 21 vjecari Orgito Hajrullaj është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse.