Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes pas mesnate. Sipas policisë së Lezhës, objekti monitorohej me sistem alarmi. Dyshohet se në kasafortën e vjedhur të marketit gjendeshin rreth 30 milionë lekë të vjetra, xhirot e shitjeve gjatë ditëve të fundit. Personat të cilët kanë kryer grabitjen, dyshohet se janë futur nga hyrja e pasme marketit duke thyer derën e pasme.