Një institucion kredidhënës u grabit këtë të shtunë në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen Vojo Kushi, në qendër të qytetit, rreth orës 15:30, kur një person ende I paidentifikuar u fut në ambientet e brendshme dhe nën kërcënimin e një çekiçi mundi të marrë 1 mln lekë të vjetra dhe më pas të largohet.