Të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Agios Dimitros në Greqi ku një grup grabotësish u përfshi në një përplasje me efektivët e policisë, disa prej të cilëve mbetën të plagosur. Gjithçka nisi pas një telefonate të mbërritur në policinë greke ku u raportua për një grabtije në një shtëpi. Drejt vendngjarjes u nisën menjëherë disa patrulla me motora por kur mbërritën hasën hajdutët duke dalë nga banesa. Autrorët që mendohet të jenë katër u larguan me shpejtësi me një makinë sipsa mediave greke, ndërsa pas tyre u vendosën grupe të shumta policie me qëllim kapjen, Makina me të cilën ata po arratiseshin në një moment ngeci dhe patrulla u afrua, Për të shpëtuar hajdutët përplasën motorët e policisë duke lënë të lënduar tre prej tyre. Ndërkohë njëri prej efektivëve qëlloi me pistoleë duke i çarë gomën mjetit. Por pavarësisht kësaj hajdutët mundën të largoheshin për disa metra e më pas të iknin më këmbë. Forca të shumta po punojnë për kapjen e tyre.