Top News- Grabitën me dhunë karburantin/ Arrestohen dy të rinjtë në Librazhd
16/09/2025 17:02

Dy të rinj, 23 dhe 19 vjeç kanë rënë në prangat e policisë pak minuta pas një grabitjeje me dhunë në një karburant në hyrje të Librazhdit. Nga hetimet është zbuluar se dy të rinjtë të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara kanë arritur të vjedhin xhiron ditore të punonjësit dhe më pas janë larguar. Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur të kryejnë vjedhjen nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri. Falë reagimit të shpejtë të policisë, ata u identifikuan dhe u kapën vetëm pak minuta pas ngjarjes. Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa autorët do të përballen me akuzat për “Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Top News – Tiranës i shtohen 2 shkolla e 1 kopsht. Punimet pritet të përfundojnë në shtator të 2027
10/04 10:20
Top News- Kontrabandë me rroba imitime/ Pranga 26-vjeçarit, u kap me veshje me vlerë 45 mijë euro
10/04 10:07
Top Channel/ Vjedh dyert e pallatit në Astir, banorët denoncojnë hajdutin
10/04 10:03
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40