Policia greke vuri në pranga 7 persona, anëtarë të një bande që merrej me grabitjen e banesave, e bizneseve të shumta në vendin fqinj. Sipas mediave greke, njëri nga 7 të arrestuarit është i përfshirë në grabitjen e disa filial bankash, dhe se ka miqësi të ngushtë me një nga të dënuarit për pjesëmarrje në një organizatë terrotiste. Bëhët fjalë për djalin e Kostas Karatsolis, i njohur ndryshe me nofkën “Stelios”. Ky i fundit u dënua me 17 vite burg për pjesëmarrje në organizatë, për grabitje dhe shpërthim. Ai u lirua nga burgu në vitin 2010.