Gjatë një prononcimi për TopChannel, kryetari I Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka hedhur poshtë deklaratën e bërë nga i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani në GJKKO, se në shtëpinë e dhëndrit të Dukës janë grabitur më shumë se 500 mijë euro. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste tha se ajo ngjarje nuk është e vërtetë dhe se nuk e di se si I ka lindur ideja Nuredin Dumanit, për të bërë atë deklaratë për dhëndrin e tij.