42-vjeçari Luan Maçi është thyer para hetuesve dhe ka pranuar autorësinë e grabitjes së pikës së këmbimit valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas burimeve hetimore, ai ka bashkëpunuar me policinë dhe ka deklaruar se armën që përdori për të kërcënuar punonjësen e hodhi në një pusetë menjëherë pas ngjarjes.