Në 20 gusht 2023 në aeroportin e Kishinaut autoritetet moldave i ndaluan hyrjen muzikantit serb Goran Bregoviç. Arsyeja është se këngëtari serb është një adhurues i flaktë i Rusisë dhe i presidentit Putin dhe ka përkrahur agresionin e tanishëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Bregoviç përkrahu edhe pushtimin dhe aneksimin e dhunshëm të Krimesë ukrainase nga Rusia në 2014 dhe për t’i dëshmuar Kremlinit prorusizmin e tij dha koncert në Krimenë e pushtuar në vitin 2015.