Top News – ‘Goditja e madhe’ nuk ka ardhur ende/Ukraina vetëm përpara, çliron 113 km katror territor
20/06/2023 11:47

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha thënë se “goditja më e madhe” në kundërofensivën e Kievit kundër forcave ruse nuk ka ardhur ende, por pranoi se operacioni është i vështirë pasi Moska “po hedh” gjithçka mundet në betejë për të parandaluar Ukrainën të ecë përpara. Ukraina filloi fazën e parë të kundërofensivës së saj të përfolur prej kohësh, dy javë më parë, me qëllim që të rimarrë tokat e pushtuar nga forcat ruse. Por mes raporteve për përparim të ngadaltë nga forcat e Ukrainës dhe rezistencës së ashpër nga Rusia, zyrtarët në Moskë kanë pohuar se ofensiva ukrainase ka dështuar. Ushtria ukrainase, e cila ka qëndruar e heshtur për fushatën në përgjithësi, njoftoi të hënën se ishin arritur fitore të vogla dhe tetë fshatra të çliruar deri më tani, së bashku me rreth 113 km katrorë të territorit. Por “goditja më e madhe nuk ka ardhur ende”, citohet të ketë thënë Maliar. “Operacioni në vazhdim ka disa objektiva dhe ushtria po i përmbush këto detyra”, shkroi ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Armiku nuk do të heqë dorë lehtësisht nga pozicionet e tij dhe ne duhet të përgatitemi për një duel të ashpër”, tha ajo. “Në fakt, kjo është ajo që po ndodh tani”. Presidenti rus Vladimir Putin tha në fund të javës së kaluar kundërofensiva ukrainase nuk pati ndonjë sukses domethënës. Por disa blogerë ushtarakë rusë thonë se Kievi ka bërë avancime të vogla pavarësisht se me humbje të mëdha trupash dhe pajisjesh.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52