Një tjetër episod i dhunës ekstremiste është regjistruar në Australi, ku një 16-vjeçar i cilësuar si ‘i radikalizuar’ u vra nga policia, pasi plagosi një person me thikë. Adoleshenti, sipas autoriteteve, u qëllua nga policia pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Nga hetimet rezultoi se adoleshenti kishte marrë një orientim ekstremist nëpërmjet internetit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në periferi të Willetton, në afërsi të një parkingu makinash.