Është caktuar data për shqyrtimin e kërkesës së Gert Shehut në Gjykatën e Apelit të Tiranës, pasi kërkon të lirohet nga qelia. Seanca do të zhvillohet të mërkurën, 28 Dhjetor në orën 12:30, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim mase nga arrest në burg, në arrest shtëpie ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik. Gert Shehu ndodhet në arrest për akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje, për ngjarjen e ndodhur më 6 Dhjetor ndaj Sali Berishës.