Një tjetër efektiv policie është dhunuar në krye të detyrës, ndërsa autor kësaj radhe është një personazh i njohur publik. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Armand Bashën, i njohur ndryshe si DJ MIND, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi në kryeqytet. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak ditë më parë, konkretisht në 23 shtator, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Dy efektivë policie, në zbatim të detyrës, po plotësonin disa masa administrative, për shkak se disa makina kishin bllokuar rrugën.