Europol finalizoi fazën e tretë të operacionit Shield kundër trafikimit të barnave kontrabandë apo substancave doping. Operacioni u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore nga 28 vende, nga të cilat 19 shtete anëtare të BE-së dhe 9 vende të palëve të treta. Shqipëria ishte gjithashtu pjesë e këtij operacioni, si palë e tretë.