Pas 5 muajsh hetime, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, kanë goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në kryeqytet, në kuadër të operacionit antidrogë ‘Labirinti’ Uniformat blu kanë identifikuar 44 pjesëtarë të grupit të cilit shisnin lëndë narkotike në trajta të ndryshme, dhe ka vënë në pranga 25 prej tyre.