Policia e Astit në Itali ka organizuar një operacion të koduar “Baby doll”, falë të cilit ka goditur një rrjet të vogël prostitucioni, pjesë e të cilit ishte edhe një shqiptar. Ky i fundit mësohet se është shtetasi Artan Sulaj, 54-vjeç, i cili rezulton të jetë pronari i shtëpisë ku ushtrohej prostitucioni, teksa ndaj tij është dhënë masa e sigurisë detyrm paraqitjeje në policinë e Torinos.